Një video që është duke qarkulluar në internet, shfaq një fëmijë i cili shihet duke pirë cigare derisa të rriturit dëgjohen duke qeshur me veprimin e tij.
Besohet se videoja është filmuar në qytetin Vladikavkaz në pjesën jugperëndimore të Rusisë, transmeton Telegrafi.
Policia është duke hetuar pamjet, ndërsa dyshohet se personat që e filmuar fëmijën janë prindërit e tij apo të afërmit.
Në video, fëmija tymos vazhdimisht cigaren që e mbante mes gishtave, ndërsa ajo çfarë është më e tmerrshme është fakti që të rriturit në sfond dëgjohen duke qeshur.
Ende nuk dihet nëse fëmija është vajzë apo djalë, por mediat ruse raportojnë se fëmija gjykuar në pamje nuk duket se ka më shumë se 2 vjet.
Gjyqtari i Osetisë, Vladimir Vekshin, i ka bërë thirrje policisë që të bëjnë të pamundurën që të identifikojnë familjen që shfaqet në video. /Telegrafi/