Një motoçiklist i cili po lëvizte me shpejtësi të madhe në një autostradë në kinë, për pak sa nuk ka shkaktuar aksident trafiku.
Pamjet e publikuara në internet shfaqin motoçikletën e tipit BMW, të cilën shoferi i saj e voziste me shpejtësi të madhe dhe tejkalonte veturat në mënyrë të rrezikshme, dhe në një moment arrin shpejtësinë maksimale prej 300 kilometra në orë, transmeton Telegrafi.
24-vjeçari Shi është arrestuar për ngasje të rrezikshme dhe pa patentë shoferë.
Mediat kineze raportojnë se ngjarja ka ndodhur në autostradën që lidh aeroportin ndërkombëtar Nanjin Lukoi në provincën Jinagsu.
Shi, shihet duke vozitur motoçikletën BMW S100RR në autostradën me katër korsi.
Videoja është filmuar nga kamera e vendosur në helmetën që e kishte në kokë, ku shihet edhe ora e matjes së shpejtësisë që tregonte qartë se në një moment kishte lëvizur me 300 kilometra në orë.
Por pasi kjo video arriti në duart e policisë së trafikut, ata menjëherë filluan hetimet dhe pas kërkimeve arrestuan Shi për ngasje të rrezikshme. /Telegrafi/