Site icon Telegrafi

Filmoi veten duke vozitur motoçikletën me 225 kilometra në orë, u përplas direkt me një veturë në Florida – por i shpëtoi më të keqes

Një motoçiklist nga Florida “ka mësuar leksionin e jetës” kur vendosi ta filmojë veten duke vozitur motoçikletën me shpejtësi prej 225 kilometra dhe u përplas – veprim ky që për pak sa nuk i kushtoi me jetë.

Motoqiklisti që e quan veten “Street Demon PC”, u bë i famshëm për postimin e videove të shumta në internet, ku në videon e fundit shihet sesi rrit shpejtësinë dhe përplaset direkt me një veturë që ishte para tij duke e goditur në pjesën e pasme.

E sikur kjo të mos mjaftonte, ai lëre që u përplas me veturë, por edhe kamioni që vinte nga pas e goditi dhe e futi nën rrota siç edhe mund të shihet në videon e publikuar më poshtë.

Për fat të mirë i shpëtoi vdekjes, por pësoi shumë lëndime dhe mbi 20 kocka të thyera i janë zbuluar në rëntgenografi.

Megjithatë ai pranoi se pasi të shërohet plotësisht do t’i rikthehet vozitjes së motoçikletës, por jo sikurse kishte vepruar deri në ditën kur u përplas. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?time_continue=221&v=3hPMM0APwvs&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fwww.dailymail.co.uk%2F&source_ve_path=MjM4NTE&feature=emb_title&ab_channel=StreetDemonPC

 

Exit mobile version