Site icon Telegrafi

Filmoi veten duke pirë helmin vdekjeprurës dhe videon ia dërgoi ish-të dashurit që e shantazhonte (Foto)

Një vajzë e cila pritej të bëhej nuse, ka filmuar veten duke pirë helmin vdekjeprurës dhe më pas videon ia ka dërguar ish-të dashurit i cili e shantazhonte.

Vajza e re e identifikuar si Nisha Devidas, shihet duke pirë një substancë me ngjyrë të zezë në shtëpinë e saj në fshatin Rohini në pjesën perëndimore të Indisë, transmeton Telegrafi.

Ajo pritej që pas 10 ditëve të martohet me një burrë të paidentifikuar në ditën kur vdiq.

Sipas vëllait të saj Ravi Kavle, ajo ishte lodhur nga shantazhet e ish-të dashurit Nikhil Borkar dhe kështu vendosi t’ia marrë vetes jetën.

Trupi i saj i pajetë është gjetur nga një person i panjohur i cili e dërgoi me urgjencë në spitalin e Bhandaras, ku edhe ishte shpallur e vdekur.

“Motra ime pritej të martohej gjatë 4 shkurtit, por ajo “përqafoi” vdekjen 10 ditë para martesës”, ka shtuar vëllai i viktimës. /Telegrafi/

 

 

 

 

Exit mobile version