Policia e Houston të Teksasit ka publikuar një video të marrë nga aplikacioni Snapchat, ku shfaqet një burrë duke gjuajtur me pushkë automatike nga ulëset e pasme të një veture e cila ishte në lëvizje.
Videoja është publikuar në këtë aplikacion, ku një djalë i ri që mbante në dorë një gotë të kuqe dhe pinte cigare, vendosë të gjuaj me pushkë nëpër qytet, transmeton Telegrafi.
Protagonisti i videos është identifikuar me nofkën “DabDaddyDono”, i cili është duke u kërkuar nga policia. Ende nuk dihet lokacioni i saktë se ku kanë ndodhur të shtënat, por besohet se videoja është filmuar gjatë javës së kaluar.
Policia beson se me publikimin e videos, qytetarët do të mund të kontribuojnë në identifikimin e personave në video e në veçanti të atij që gjuan me pushkë.
Kjo nuk është hera e parë që policia në Houston vihet në kërkim të personave që bëjnë gjëra të kundërligjshme, dhe pamjet i publikojnë në Snapchat. /Telegrafi/