YouTube e ka mbyllur kanalin e popullarizuar të një babai, që u dha fëmijëve akullore me laksativ, për t’i filmuar teksa qanin prej dhimbjeve dhe kryenin vazhdimisht nevojën.
Cordero James Brady nga Nevada e Shteteve të Bashkuara, është themeluesi i kanalit CJ SO COOL që deri më tani ka mbledhur afro gjashtë milionë ndjekës, transmeton Telegrafi.
Mirëpo, kanali tij është mbyllur pasi ai postoi videon me titull ‘akullore me laksativ’, ku shfaqeshin fëmijët të cilët qëllimisht i bëri të ndjehen keq.
“Kurrë nuk do bëja diçka, që do t’i bënte keq fëmijëve të mi. Dhimbjet iu kaluan menjëherë, ata janë shumë mirë me shëndet” ka reaguar Brady, pas kritikave të shumta.
Njëjtë nuk po mendojnë edhe shikuesit, që e vlerësuan veprimin e tij si vetjak dhe vetëm për të arritur klikime, pa pasur parasysh shëndetin e fëmijëve. /Telegrafi/