Skena të frikshme që janë filmuar me kamerë amatore në rrugë, besohet të jetë një prej vendeve më të pushtuara nga “fantazmat” në SHBA.
Pamjet e filmuara javën e kaluar në Gettysburg të Pensilvanisë, duket sikur një fantazmë po vraponte drejt rrugës, transmeton Telegrafi.
Greg Yuelling, 46-vjeç, realizoi videon derisa po lëvizte me veturë në zonën historike ku kishte shkuar për ta vizituar me familjen.
“Ishim thjesht turistë, që donim të mësonim më shumë për historinë e Luftës Civile dhe armët që janë përdorur në atë kohë”, tha Yelling.
“Ishim me veturë kur filluam të dëgjomë zhurma. Vinin nga e majta dhe e djathta, ishte mjegull – një mjegull shumë e çuditshme”, shtoi ai.
Në Luftën Civile të Gettysburg kishin humbur jetën 50 mijë ushtarë në vitin 1863, dhe konsiderohet si një prej vendeve më të pushtuara “nga fantazmat” në SHBA. /Telegrafi/