Telegrafi

Filmohet shitësi duke i mbushur me ajër pulat, që të duken më të mëdha dhe ti shesë më shtrenjtë (Video)

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur një shitëse frynë me ajër pulat, në mënyrë që të duken më të mëdha para blerësve potencial.

Videoja raportohet se është filmuar në La Victoria të Venezuelës, ku shihet një burrë duke i fryrë me gojë pulat, me të vetmin qëllim që të duken më të mëdha dhe t’i shes me çmim më të lartë, transmeton Telegrafi.

Duke i mbushur me ajër pulat, shitësit ua rrisin peshën dhe natyrisht edhe çmimin.

Sipas pamjeve të filmuara, i fryjnë me ajër pulat përmes qafës dhe kështu i lidhin me një litar të hollë që në shikim të parë duken goxha të majme. /Telegrafi/