Site icon Telegrafi

Filmohet nga kamerat duke tërhequr zvarrë nëpër korridor 8-vjeçarin me autizëm, menaxhmenti i shkollës shkarkojnë mësuesen amerikane (Video)

Mësuesja e një shkolle fillore në Kentucky të SHBA-ve është shkarkuar, pasi kamerat e sigurisë e filmuar atë duke tërhequr zvarrë nëpër korridoret e shkollës një djalë 9-vjeq me autizëm.

Mësuesja e identifikuar si Trina Abrams, është kapur nga kamerat e sigurisë duke tërhequr zvarrë vogëlushin e pafajshëm në një shkollë fillore, transmeton Telegrafi.

Pas publikimit të pamjeve ka reaguar ashpër edhe menaxhmenti i shkollës që e shkarkuan mësuesen, kurse pamjet e këtij momenti të sikletshëm i ka publikuar në Facebook është nëna e vogëlushit Angel Nelson.

Ajo gjithashtu ka pranuar se djali i saj ka probleme në të folur dhe ishte diagnostifikuar vite më parë me autizëm, PTSD dhe depresion.

Nelson ka akuzuar mësuesen Abrams për dhunën e ushtruar ndaj të birit, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore duke e tërhequr zvarrë. /Telegrafi/

Exit mobile version