Në ishujt Galapagos të Greqisë është fundosur anija “Orka” me plotë 2,270 litra naftë, derisa e gjitha ndodhi kur vinçi me të cilin po transportohej kontejneri me naftë humbi baraspeshimin nga pesha e madhe dhe ra mbi të.
Si pasojë e derdhjes së naftës në det, Ekuadori është duke luftuar me të gjitha forcat që të parandalojë dëmin e shkaktuar në territorin e saj, transmeton Telegrafi.
Për fat të mirë, personat që ishin në anije në atë moment kanë arritur me kohë të kërcejnë në ujë dhe të largohen nga vendi ku po fundosej anija së bashku me vinçin gjigant.
Arkipelagu Galapagos gjendet në listën e vendeve të mbrojtura nga UNESCO. Ndërkaq zyrtarë të parkut nacional të Galapagosit kanë porositur se personeli ushtarak dhe ekologët “kanë vënë barriera” dhe materiale të ndryshme për ta thithur naftën, me qëllim që dëmi të jetë sa më i vogël. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=tqQakcRkZ34&feature=emb_title