Site icon Telegrafi

Filmohet momenti rrëqethës, kur një aeroplan rrëzohet në mes të autostradës në Kaliforni dhe shpërthen (Foto/Video)

Dy persona janë lënduar kur një aeroplan i vogël i tipit “Cesna 300” u rrëzua në autostradë në Kaliforni, në afërsi të aeroportit “John Wayne”.

Një femër dhe një mashkull janë dërguar me urgjencë në spital, të cilët dyshohet se ishin brenda aeroplanit që u përplas në asfalt, transmeton Telegrafi.

Derisa po aterronte, piloti është munduar të kthehet në aeroport, por nuk arriti. Dhe në thirrjen e tij për ndihmë, dëgjohet duke thënë se motori i tij i djathtë është prishur.

Një dëshmitarë i rastit të tmerrshëm ka thënë se aeroplani ishte “varur” mbi një veturë, derisa është përplasur në autostradë, kurse për fat të mirë askush nga personat që ishin brenda veturave në rrugë nuk është lënduar. /Telegrafi/

Exit mobile version