Në internet është shfaqur videoja e një franceze, e cila ishte në rrugët e qytetit Nice kur edhe ndodhi sulmi i përgjakshëm në afërsi të katedrales Notre Dame.
“Kam qenë dëshmitare kur ndodhën të shtënat e para, ku një burrë u fut në Notre Dame dhe më pas u shfaqën një numër i madh i policëve të cilëve sulmuesi tentoi t’ju ikë – ku policia menjëherë i është kundërpërgjigjur duke e qëlluar”, ka shkruar ajo në profilin e saj në Twitter, transmeton Telegrafi.
Kujtojmë që sulmuesi ka bërtitur “Allahu Akbar” kur i vrau tre persona në katedrale, e me të mbërritur në vendin e ngjarjes, policia ka qëlluar sulmuesin që është dërguar më pas me urgjencë në spital.
J'étais présente juste avant les tout premiers coups de feu, un homme s'était réfugié dans #NotreDame puis de nombreux policiers sont arrivés, il a essayé de fuir hors de la #cathédrale et les policiers l'ont abattus. #Nice06 #attentat pic.twitter.com/irdBkQeHGW
— Emyllianna (@Emyllianna) October 29, 2020
Sikur kjo të mos mjaftonte kanë ndodhur edhe dy sulme tjera – njëri në qytetin tjetër francez Avgninon dhe në konsullatën franceze në Arabinë Saudite.
Në videon e publikuar më poshtë shihen policë të shumtë me motoçikleta duke lëvizur nëpër rrugët e Nice, ku më pas u dëgjuan edhe të shtënat e para që alarmuan qytetarët që filluan të vrapojnë në të gjitha anët për t’i shpëtuar më të keqes. /Telegrafi/