Telegrafi

Filmohet momenti kur tre policët qëllohen për vdekje në SHBA (Video)

Një video e postuar së fundmi në internet, shfaq momentin kur burri i dyshuar për vrasjen e tre policëve në Baton Rouge, arrin t’i shmanget kapjes së policisë pas tërbimit të tij vrastar.

Në videon e realizuar nga dëshmitarët, mund të shihet burri duke ikur nga skena e krimit në Louisiana, transmeton Telegrafi.

Sulmuesi i armatosur ishte vrarë nga policia derisa dy persona tjerë janë arrestuar lidhur me rastin dhe janë duke u marrë në pyetje nga FBI.

Në video gjithashtu mund të dëgjohen disa shtëna, që besohet të kenë qenë fatale për tre policët. /Telegrafi/