Një djalë nëntë vjeç ka arritur ta shpëtoj në sekondat e fundit nga rrëzimi vëllanë e tij të vogël,që ka mundur të jetë fatal për të.
E gjithë kjo ngjarje e pazakontë ishte filmuar nga kamerat e sigurisë të instaluara brenda dhomës së fëmijëve, transmeton Telegrafi.
Kur vogëlushi 11-muajsh tentoi të zbret nga komodina afro një metër e lartë, vëllai i tij i madh vrapoi dhe e kapi, duke e shpëtuar nga përplasja me dysheme që ka mundur të ketë pasoja të mëdha për beben.
Nëntëvjeçari ka deklaruar për mediat se ishte “dora e engjëllit që e kishte shtyrë ta ndihmojë vëllanë. /Telegrafi/