Ministrja e Ambientit në Australi ka reaguar pas publikimit të pamjeve, ku shihet një koalë duke rënë nga pema derisa po ndodhte prerja e saj.
Ajo tha se nga departamenti i saj kanë filluar hetimet për videon ku shihen koalat duke qëndruar të varura në pemë, derisa ato po priteshin në ishullin Kangaroo, transmeton Telegrafi.
Është e tmerrshme sesi një koalë që tentonte t’i ikte motosharrës, përfundon e përplasur në tokë së bashku me pemën që pritet nga një burrë.
Ministrja Susan Close tha për radion ABC se do të bëjë të pamundurën të implementoj ndryshimet në rregulloren për Parqet Kombëtare, duke i dhënë kështu vetes fuqi që të anulojë disa aktivitete që nuk janë në përputhje me planet e menaxhimit.
Sipas protokollit standard të përdorur nga industria pyjore, vëzhguesit duhet të jenë në vend për të lokalizuar koalat përpara se të priten pemët. Nëse gjendet një koalë, pema e saj dhe tetë që e rrethojnë duhet të lihen në vend. /Telegrafi/