Telegrafi

Filmohet kamikazi në Shri Lankë, pak sekonda para se ta hidhte veten në erë (Video)

Këto janë momentet e fundit të kamikazit Abdul Lathief Jameel Mohammed, para se ta hedh veten në erë në sulmet e përgjakshme të Shri Lankës.

Kamerat e sigurisë të vendosura në shtyllat elektrike në Colombo të Shri Lankës, kanë filmuar Mohammed duke ecur në drejtim të objektit me një çantë në shpinë që e kishte të mbushur me lënë shpërthyese, transmeton Telegrafi.

E pak momente pas këtij filmi ai kishte aktivizuar lëndën shpërthyese, duke hedhur veten në erë dhe një person tjetër. E sipas mediave lokale ai ka qenë edhe më herë në listën e personave të dyshuar për vepra penale.

Besohet se Mohammed kishte për cak turistët në hotel, por ishte detyruar ta anulojë sulmin pasi bomba që e kishte në çantë kishte pësuar defekt. Ai më pas ishte drejtuar te një objekt shumë më të vogël për të kontrolluar bombën, të cilën aksidentalisht e aktivizoi. /Telegrafi/