Pamjet e edukatores së një çerdheje e cila qëllimisht ia largon karrigen vajzës së vogël e cila rrëzohet në tokë, kanë shkaktuar zemërim tek qytetarët kinezë, pasi videoja u publikuar në internet.
Aty shihet edukatorja e cila me vetëdije të plot dhe qëllimisht ia largon karrigen vajzës së vogël e cila po mundohej të ulej në të, dhe që rrëzohet në tokë, transmeton Telegrafi.
Me sa duket edukatorja ishte munduar të “ndëshkojë” vogëlushen që nuk e kishte dëgjuar, dhe nuk ishte ulur në karrigen që ajo ia kishte caktuar.
Shumica e qytetarëve kinezë që kanë pasur rastin ta shohin videon kanë mbetur të shokuar me veprimin e edukatores.
“Edukatorja duhet të përjashtohet. Edhe nëse keni pasur një ditë të keqe, nuk duhet ta shfryni mllefin tek fëmijët”, ka shkruar një nënë e nervozuar me veprimin e edukatores. /Telegrafi/