Site icon Telegrafi

Filmohet duke shqelmuar një 19-vjeçare, shkarkohet nga puna pjesëtari i sigurimit të një klubi të natës në Angli (Video, +18)

Pjesëtari i sigurimit të një klubi të natës që frekuentohet nga yjet e shout “Geordie Shore”, është përjashtuar nga puna pasi është filmuar duke “sulmuar” një adoleshente në shkallët e klubit.

Lauryn Parker, 19-vjeç, kishte shkuar që të argëtohet në klubin e natës në Newcastle të Anglisë për të festuar “natën e shtrigave” Halloween, transmeton Telegrafi.

Ajo pretendon se kishte rrëshqitur derisa po ngjitej shkallëve rrugës për në tualet, kur në një moment pjesëtari  i sigurimit e sulmoi. Ky incident është filmuar nga një mikeshë e saj, ku shihet sigurimi duke e shqelmuar vazhdimisht.

Pas këtij veprimi ajo është nxjerrë me “dhunë nga lokali i natës”, kurse disa orë më vonë i ka publikuar në Facebook fotografitë e këmbëve të mavijosura nga shkelmat.

Pasi është bërë publike videoja, kanë reaguar ashpër menaxhmenti i klubit të natës të cilët përjashtuan nga puna pjesëtarin e sigurimit të përfshirë në incident.

Se rasti është duke u hetuar është konfirmuar edhe nga policia Northumbria, kurse Parker ka thënë se po frikësohet të dalë pa shoqërues nëpër rrugët e Newcastle.

“Shumë pjesë të trupit i kam me mavijosje nga shkelmimet e sigurimit. Vazhdimisht jam duke menduar se ka mundur të më ndodh edhe më keq. Kurrë më nuk do të frekuentoj atë lokal”, ka deklaruar Parker. /Telegrafi/

Exit mobile version