Një polic nga Baltimore i SHBA-ve ka dhënë dorëheqje, pasi videoja ku shihet duke rrahur brutalisht një burrë në rrugë është bërë virale.
Pamjet rrëqethëse shfaqin policin e paemëruar duke grushtuar vazhdimisht 26-vjeçarin, Dashawn McGrier, para një kafiterie në pjesën lindore të Baltimore, transmeton Telegrafi.
Ai ishte suspenduar me pagesë, por disa ditë më vonë ka dhënë dorëheqje si kundërpërgjigje ndaj reagimeve të shumtë të qytetarëve që kritikuan veprimin e tij.
Policia e Baltimore, ka njoftuar të dielën se polici i përfshirë në rrahje nuk është më pjesëtarë i policisë së Baltimore.
Zyrtarët e lartë të policisë kanë pranuar dorëheqjen e tij, ndërsa partneri i tij në detyre vazhdon ta kryej punën në pozitën që ishte caktuar vite më parë. /Telegrafi/