Telegrafi

Filmohet “duke pjekur qenin e gjallë”, sepse deshi të hante mishin e tij (Foto)

Një burrë ka pjekur një qen të gjallë mbi një zjarr në mënyrë që ai të mund të shijonte mishin e qenit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, sjellja bizare e tij është filmuar nga një prej kolegeve të tij, i cili më vonë ua ka shpërndarë miqve të tij në rrjetet sociale.

Asaj, siç thuhet më tej, burri më vonë i tregoi mbetjet e qenve, të cilat ishin copëtuar prej tij.

Në video, e cila nuk është publikuar për shkak të pamjeve të rënda, bëhet e ditur se punëtori i fabrikës mbajti qenin mbi një zjarr me një varg rreth qafës së tij.

Qeni po “luftonte” dhe “bërtiste” në fillim, por mbeti i palëvizshëm në fund. /Telegrafi/