Telegrafi

Filmohet burri duke therur 18 herë më thikë kangurin e plagosur, të cilit më pas ia prenë fytin (Video, +18)

Një kangur i plagosur është masakruar nga një burrë i pashpirt, i cili e theri mbi 18 herë më thikë dhe e preu në fyt, derisa kanguri i gjorë bërtiste nga dhimbjet dhe mundohej t’i ikte vdekjes.

Pamjet shokuese janë publikuar në internet nga një kinez i cili afrohet kangurit i cili kishte lënduar këmbën, derisa personi tjetër që po e filmonte me telefon nuk mund të ndalej së qeshuri, transmeton Telegrafi.

Burri me thikë në dorë për pak sa nuk e pëson disa herë nga kanguri i cili mundohet ta sulmojë, pasi e dinte se po e priste masakra në një zonë malore në Australi.

Në një moment ky burrë i pashpirt e kap për bishti kangurin dhe fillon ta ther me thikë për më shumë se 18 herë, dhe pasi e kupton që është larë në gjak dhe nuk po lëviz ia prenë fytin.

Pas publikimit të kësaj videoja, policia australiane ka bërë të ditur se ka filluar hetimet dhe se janë vënë në kërkim të burrit. /Telegrafi/