Një burrë nga Kina është filmuar duke goditur me shuplaka e grushta babanë e tij në spital, i cili besohet se ka probleme psikike.
Pacienti 86-vjeç nga Shangai, gjithashtu është goditur në këmbë dhe përplasur për shtrati nga biri i tij, ka bërë të ditur një dëshmitarë i cili njëherit është autor i videos, transmeton Telegrafi.
Biri i tij dëgjohet duke thënë “pse po shkakton probleme”, derisa babai i tij qan duke kërkuar ndihmë. Policia ka arrestuar birin e tij pasi panë videon e cila shpejt u bë virale në mediat sociale.
Videoja ishte shpërndarë në platformën Ëeibo gjatë 20 gushtit, ndërsa ai pretendon se ishte dëshmitarë i dhunës së këtij njeriu që çdo ditë kishte ushtruar ndaj babait të tij.
Sikur kjo të mos mjaftonte, ai i hedh ushqimin në tokë dhe më pas fillon ta godas pamëshirshëm babanë e tij të moshuar.
“Je në spital. Pse po shkakton probleme”, është dëgjuar duke i bërtitur babait të tij. /Telegrafi/