Dy policë meksikanë janë shkarkuar nga forcat policore dhe janë duke u hetuar, pasi i dyshuari që kishte gjuajtur me revole në drejtim të një patrulle policore para një qendre tregtare është torturuar në mënyrat më brutale derisa ishte marrë në pyetje nga ata.
Policët kishin përdorur qese të najlonit të cilën ia kishin vënë në kokë njërit nga tre anëtarët e bandës, i cili mezi arrinte të merrte frymë dhe po ngufatej derisa e tërhiqnin zvarrë, transmeton Telegrafi.
Por, pas publikimit të videos dhe metodave të marrjes në pyetje të Joe E. Herrera, 21-vjeç dhe Rogelio Celaya, 30-vjeç dhe Luis A, policët janë shkarkuar.
Celeaya që është anëtar i bandës “La Line” dëgjohet se si urdhërohet nga zyrtari policor Armengol dhe kolegu i tij të mbyll sytë, të cilët më pas i vënë një qese të najlonit nga e cila ngufatej.
Arsyeja pse e përdorën këtë metodë ishte të nxjerrin informacione për armët ilegale që i kishin fshehur diku. /Telegrafi/