Telegrafi

Filmin e parë shqiptar horror mund ta shikoni tani edhe online në internet

Një triler i mbinatyrshëm i shpallur si “filmi i parë horror i Shqipërisë”, “Bloodlands” tashmë mund ta shikoni online në internet.

Bloodlands ndjek një familje të shkatërruar shqiptare që lufton mes rrënimit financiar dhe përplasjes së pikëpamjeve mbi traditën.

Por kur një kult misterioz fillon ta tërheq familjen drejt humnerës, ata duhet të bashkohen për të mbijetuar.

Regjisori australian i filmit Stiven Kastrissios, ka marrë tre çmime vitin e kaluar në “Night of Horror Film Festival” të Sidneit.

Suela Bakoat gjithashtu ka siguruar një çmim në kategorinë më të mirë të aktores në Festivalin e Filmit në Nashville.

Bloodlands tani është në dispozicion në platforma të kërkuara, duke përfshirë iTunes, Amazon Video, Google Play, Vimeo, Xbox dhe PlayStation. /Telegrafi/