Filmi zvicerian ‘Skica e Lusë’ në regji të zviceranes Lisa Balter sonte do të jepet premierë në Kinotekën e Maqedonisë, me fillim në orën 18:00. Premiera e filmit poashtu do të bëher edhe para publikut në Tiranë dhe Prishtinë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Lilian Amuat dhe aktori shqiptar nga Kosova, Dashmir Rustemi, janë rolet kryesore të filmit. Për aktorin shqiptar, është roli i dytë më i rëndësishëm në filma zviceranë. Filmi paraqet një rrëfim të ndjeshëm dhe suptil për gjeneratën e cila frikësohet nga dashuria. Lu dhe Alo dëshirojnë të pranojnë se janë të lidhur më shumë sesa janë të gatshëm të pranojnë, duke e kërkuar lirinë e cila e mohon nevojën për krijim të familjes. Titrimi i filmit njëkohësisht do të bëhet në gjuhën shqipe por edhe maqedonase. /Telegrafi/