Site icon Telegrafi

Filmi i “The Wolf of Wall Street” i ka shërbyer DiCaprios edhe në jetën reale (Foto)

Leonardo DiCaprio ka vendosur ta shesë shtëpinë e tij në Malibu të Kalifornisë për një shumë prej 10.95 milionë dollarë.

Nëse aktori e shet shtëpinë e tij në afërsi të plazhit me shumën që kërkon, atëherë do të përfitojë shumë në krahasim me çmimin me të cilin e kishte blerë.

E bleu për 1.6 milionë dollarë, do ta shesë për 10.95 milionë dollarë.

Në vitin 1998, hamshori hollivudian e bleu këtë pronë për një shumë prej 1.6 milion dollarë. Mirëpo, fqinjët e aktorit tash janë të gjithë pasanikë dhe ndonjëri prej tyre mund ta shpenzojë paratë e kërkuara dhe ta blejë.

41-vjeçari e bleu shtëpinë menjëherë pasi luajti në filmin “Titanic”, nga i cili përfitoi 2.5 milionë dollarë. Ai e investoi një pjesë të madhe të përfitimit në blerjen e shtëpisë në Malibu, nga e cila tash do të përfitojë miliona.

DiCaprio ishte vetëm 24 vjeç kur e bleu shtëpinë në vitin 1998, një vit pasi luajti në “Titanic”.

Duket se filmi i“The Wolf of Wall Street” i ka shërbyer aktorit edhe për veprimet e tij në jetën reale.

Shtëpia ka tri dhoma gjumi dhe dy banja, ndërsa është me pamje kah Oqeani Paqësor. Kuzhina është ultra moderne. Për ta parë si duket thjesht shikoni fotografitë e mëposhtme. /Telegrafi/

Exit mobile version