Ishte një ndër filmat më të shikuara para pesë vjetëve, ku shfaqte skena piramidale të financave.
“Wolf of Wall Street” ishte një pasqyrë origjinale e mashtrimeve brenda botës së financave amerikane.
Por, paradoksalisht edhe filmi është financuar përmes para të dyshimta që nuk po dihet saktësisht prejardhja e tyre.
Filmi me regji të Martin Scorceses dhe interpretimin e shkëlqyer të Leonardo DiCaprio-s, është financuar nga para të paligjshme të një fond malazias, i përfshirë në një skandal të madh financiar.
Shtëpia kinematografike që prodhoi filmin, Red Granite Pictures, pranoi shkeljen duke derdhur plot 60 milionë dollarë dëmshpërblim, në arkat e shtetit amerikan.
Theksojmë se projekti filmik ishte nominuar në pesë kategori të ndryshme gjatë vitit 2013 për Oscar, por që nuk u shpërble me ndonjë çmim prestigjioz.
Leonardo DiCaprio një vit është dashur të ngushëllohet me çmimin e “Aktorit më të mirë mashkull” në saje të rolit në filmin “The Revenant”. /Telegrafi/