Sukseset e kinematografisë vendore jashtë vendit po vazhdojnë me të madhe.
Kësaj radhe është filmi “Vulë” i regjisorit kosovar Valmir Tertini, që do jetë premierë evropiane në Itali.
Vule trajton punonjësen e pandërgjegjshëm të ambasadës Gjermane në Kosovë.
Ky film ka pas premiere ne Ballkan e në USA, dhe tani do ketë evropiane pikërisht në Itali, aty ku fitoj si skenari më i mire.
KY është ndër festivalet më të njohura në Itali.
Filmi “Vulë” trajton temën e Viktorias, një punonjëse e papërgjegjshme në Ambasadën Gjermane në Prishtinë. E varur nga alkooli, dhe me mungesë të një partneri, bën një jetë geto. Ndërsa punën për të cilën i është besuar posti nuk i intereson fare dhe le dosjet e hapura pa firmosur. /Telegrafi/