Site icon Telegrafi

Filmi “Up in the Air” trajton izolimin social në kohët moderne

“Up in the Air” (“Në ajër”), është filmi më i fundit i Jason Reitman. Ky është një film për marrëdhëniet, izolimin njerëzor në kohët moderne dhe humbjen e vendeve të punës. Ajo që e bën më pikant filmin, janë intervista të vërteta me njerëz që kanë humbur vendet e punës. Filmi u kandidua për çmimin Globi i Artë, dhe gjithashtu pritet të jetë kandidaturë dhe për çmimet Oskar.

Rian është mbi botë, le të themi. Ai shpenzon më shumë kohë në aeroplan, dhe hotelet e aeroporteve sesa në shtëpinë e tij në Omaha të Nebraskës. Ai është udhëtari i përsosur: i organizuar, i rregullt në paketime, eficent. Linjat ajrore e trajtojnë atë si mbret, dhe kanë arsye për këtë. Ryan ka mbledhur rreth 10 milion milje si një udhëtar i rregullt.

Jeta e Rianit ecën pa u prekur nga askush. Ai e kalon shumicën e kohës në ajër, dhe atij i pëlqen kjo mënyrë. Pa “ bagazhe shtesë”.

Të qenit i pavarur e ndihmon Rian në punën e tij. Ai pushon njerëz nga puna për të jetuar. Ai e sheh veten e tij më shumë si një këshilltar për ndryshimin e karrierës së të tjerëve se sa si një vrasës i punës së tyre. Ai është krenar për mënyrën e lehtë që i komunikon pushimin nga puna dikujt.

Por e ardhmja e tij ndryshon kur ai njihet me Alex, versionin femër të tij.

Romanca e re i prish ekuilibrin Rianit. Dhe mbas kësaj ai ulet me këmbë në tokë. Kompania e tij vendos që të pushojë njerëzit përmes Internetit, nga ndërtesa e saj, në vend që të dërgojë një zyrtar të sajin, si ai, për të njoftuar pushimin nga puna personalisht.

Realizuesi i filmave Reitman thotë se për herë të parë, Rian varet nga njerëzit. Ai thotë:

“Nuk mund ta interpretonte askush më mirë se George Clooney. E shkrova skenarin me të në mendje. E shkrova për zërin e tij, për mënyrën e tij të të shprehurit”.

Jason Reitman, i njohur për çmimin me filmin “Juno”, sjell një tjetër komedi, me bazë dramën . Ky film ka të bëjë me teknologjinë moderne, marrëdhëniet, punën, frikën nga angazhimet, dhe së fundi, nevojën për të komunikuar me të tjerët.

“ Ajo mishëron të gjitha arsyet se pse është e vështirë të jesh grua në ditët tona. Zgjedhjet e vështira dhe kundërthënëse mes karrierës, familjes, të kesh një romancë dhe gjithashtu të jesh e respektuar”.

Karakteret e Reitmanit janë të mprehtë, me të metat e tyre, të vërtetë, që të lënë pa fjalë. Dialogët janë inteligjentë. Grupi i aktorëve është i përzgjedhur.

Kohët e vështira ekonomike, dhe shkurtimi i vendeve të punës është një nga temat e filmit.

Filmi “Up in the Air” , i lë shikuesit paksa të pa orientuar, të turbulluar, dhe të paqartë për atë çka pritet, apo për atë çka ne presim , dhe se si tek e fundit, do të shkojë rrjedha e jetës. /VoA/

Exit mobile version