Site icon Telegrafi

Filmi turqisht që ka trazuar kombin

Deniz Ozgun, student i akademisë së filmit, dëshironte ta xhironte një film pornografik për të ballafaquar rrymat liberale dhe konservative në Turqi, të cilat vazhdimisht përplasen në jetën e përditshme. Ai po ashtu dëshiroi të tregonte edhe sterilitetin dhe punën artificiale në filmat pornografik.

Në fund projekti iu miratua, por me vërejtjen se duhet të ketë një qëllim të fortë intelektual. Kjo nuk bëri shumë pluhur, bile as kur projekti u notua me notë të dobët.

Hallakama filloi kur studenti u intervistua nga një revistë në të cilën ai përshkroi se me çfarë është marrë gjatë studimeve. Rrëfimi i tij shpejt u përhap, ndërsa prindërit e shqetësuar menjëherë u interesuan të dinë se çfarë po ndodhte saktë në njërin prej fakulteteve më prestigjiozë të Stambollit.

Në këtë rast u përfshinë edhe policia e cila përkohësisht mbylli katedrën e artit filmik, akademikët që miratuan projektin u përjashtuan nga puna, ndërsa pjesa tjetër e komunitetit akademik është tmerruar me këto masa.

Duket se përpjekjet e këqija të artit provokativ dhe traditës janë treguar si kombinim fatal. Kështu studenti, i cili e bëri këtë projekt dhe miku i tij i cili “aktron” në filmin pornografik, momentalisht janë në arrati dhe vendi ku po fshihen ende mbetet i panjohur. /Telegrafi/
 

Exit mobile version