Telegrafi

Filmi i shumëpritur “Fast and Furious” 9 arrin më 10 qershor në Cineplexx – biletat në shitje

Cineplexx ka bërë të ditur se tashmë kanë dalë në shitje biletat për filmin e shumëpritur “Fast and Furious 9”, me aktorët Vin Diesel, John Cena, Charlize Theron si dhe gjithë kasti i vjetër.

Ky film i shumëpritur do të arrijë në Cineplexx si pre-premierë, duke nisur të shfaqet 15 ditë para premierës në kinematë botërore.

Filmi i gjen protagonistët sërish në aksion kur Cipher, personazh i luajtur nga Charlize Theron, e rekruton vëllanë më të ri të Dom në ekipin e saj që të marrë hakmarrje ndaj Dom dhe miqve të tij.

Filmi rikthen në regji Justin Lin, ndërsa në rolet kryesore vijnë super-yjet Vin Diesel, Charlize Theron, Tyrese Gibson, Michelle Rodriguez, si dhe kastit të aktorëve do ti bashkëngjitet edhe ylli tjetër i filmave aksion, John Cena.

Biletat për këtë film mund t’i blini çdo ditë prej orës 15:00 në Cineplexx, ose edhe online përmes aplikacionit Cineplexx KS. Më shumë informata rreth filmit mund t’i gjeni në ueb-faqen e Cineplexx.