Site icon Telegrafi

Filmi më shokues i vitit, “Mother” edhe në Cineplexx! (Foto/Video)

Trilleri psikologjik nga Darren Aronofsky është pa dyshim filmi më i diskutueshëm prej “A Clockwork Orange” nga Stanley Kubrick.

Me aktorë të mrekullueshem si Jennifer Lawrence, Javier Bardem (secili fitues i çmimit kryesor të Oscars), Michelle Pfeiffer dhe Domnhall Glesson, filmin “mother!”, mund ta shihni si premierë me 28 shtator në Cineplexx.

Regjisori i filmave “Black Swan”, dhe “Requiem for a Dream”, Darren Aronofsky, në këtë film ka shtjelluar ngjarjen e një çifti. Marrëdhënia e këtij çifti (Jennifer Lawrence dhe Javier Bardem) vihet në dyshim kur mysafirët e paftuar arrijnë në shtëpinë e tyre, dhe pengojnë jetesën e tyre të qetë. Mirëpo Aronofsky, ka shpjeguar që ky film ka një tematikë më të thellë, dhe duhet shikuar me kujdes për t’u kuptuar.

Cineplexx, edhe për këtë film, ka organizuar ngjarjen “Premier Night”, ku të gjithë të pranishmit do të shoqërohen me pije falas.
Ndërsa për pikëçuditsën në emër të filmit, Aronofsky ka thënë që pasqyron frymën e filmit. “Lloji i filmit ka një pikëçuditje; në fund të filmit ekziston një pikëçuditje e madhe. Kështu që mendoj se titulli ishte pak më i mirë në këtë mënyrë. ”

Nga trailer-i i postuar në faqe të Cineplexx Events, duket se ky film pa dyshim do të jetë një ndër filmat më artistik të sezonës së vjeshtës në Cineplexx. Biletat për premierën e filmit në Cineplexx mund t’i blini çdo ditë prej orës 15:15.

Detajet tjera rreth filmit dhe biletave mund t’i gjeni duke klikuar KËTU. /Telegrafi/

Exit mobile version