Site icon Telegrafi

Filmi i ri i Will Smith konsiderohet dështim në ‘box office’

Nuk ka qenë javë e mirë për Will Smith. Filmi i tij më i ri, “Gemini Man”, duket të jetë një dështim i madh në ‘box office’.

Sipas The Hollywood Reporter, filmi fantastiko-shkencor i realizuar nga Ang Lee, pritet të shënojë humbje prej 75 milionë dollarësh.

Në fundjavën e parë të shfaqjes në Amerikën Veriore, ky film përfitoi 20 milionë dollarë, ndërsa vetëm 8.5 milionë dollarë në javën e dytë.

Mirëpo, kishte pasur optimizëm se fansat e aktorit në Kinë do t’i ndryshonin gjërat duke i vizituar kinematë e atjeshme.

Për befasi, ndodhi ndryshe, pasi “Gemini Man” nuk arriti të dilte para “Maleficent: Mistress of Evil” duke përfituar 21 milionë dollarë në tregun kinez, derisa filmi i Angelina Joliet përfitoi 22.4 milionë dollarë.

Në këtë mënyrë, sipas The Hollywood Reporter, deri më tani filmi i Smith ka përfituar 118.7 milionë dollarë në total, ndërsa është dashur të fitonte shumë më tepër. /Telegrafi/

Exit mobile version