Telegrafi

Filmi i ri i Guy Ritchie “Wrath of Man” publikohet më 7 maj

Është bërë e ditur data e publikimit të “Wrath of Man” të regjisorit anglez, Guy Ritchie.

Filmi, i cili si personazh kryesor ka aktorin Jason Statham, u njoftua se do të lansohet më 7 maj.

Ky fillimisht do të publikohej më 23 prill, vetëm një javë pas “Mortal Kombat” dhe dy javë para “Black Widow”.

Jason Statham në “Wrath of Man”

Megjithëse për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e coronavirusit, secili prej këtyre filmave ishte shtyrë për data të tjera.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Jason Statham

Krahas Statham, në kast përfshihen edhe: Sott Eastwood, Josh Hartnett, Post Malone, Jeffret Donovan, Laz Alonso, Niamh Algar, Lyne Renee etj.

Pamje nga xhirimet e “Wrath of Man”

Filmi është i frymëzuar nga një dramë franceze e vitit 2004 e quajtur Cash Truck (Le convoyeur) dhe premton të jetë vetëm një sukses tjetër në rillimin e Ritchie.

Gjithashtu, është zbuluar edhe posteri i filmit teksa traileri do të publikohet të hënën. /Telegrafi/