Është bërë e ditur data e publikimit të “Wrath of Man” të regjisorit anglez, Guy Ritchie.
Filmi, i cili si personazh kryesor ka aktorin Jason Statham, u njoftua se do të lansohet më 7 maj.
Ky fillimisht do të publikohej më 23 prill, vetëm një javë pas “Mortal Kombat” dhe dy javë para “Black Widow”.
Megjithëse për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e coronavirusit, secili prej këtyre filmave ishte shtyrë për data të tjera.
Krahas Statham, në kast përfshihen edhe: Sott Eastwood, Josh Hartnett, Post Malone, Jeffret Donovan, Laz Alonso, Niamh Algar, Lyne Renee etj.
Filmi është i frymëzuar nga një dramë franceze e vitit 2004 e quajtur Cash Truck (Le convoyeur) dhe premton të jetë vetëm një sukses tjetër në rillimin e Ritchie.
Gjithashtu, është zbuluar edhe posteri i filmit teksa traileri do të publikohet të hënën. /Telegrafi/