Kapitulli i 25-të i filmave me James Bond ka hasur jo pak vështirësi deri më tani, por një lajm i mirë vjen nga Production Weekly, sipas të cilit, filmi i radhës me agjentin ‘007’ mund të titullohet “Eclipse”.
Në shkurt u përfol për se filmi mund të titullohej “Shatterhand”, mirëpo përfaqësues të produksionit e hodhën poshtë këtë variant.
Xhirimet janë në program për të nisur më 6 prill në Pinewood Studios në Londër dhe në Matera të Italisë, transmeton KP.
Rami Malek pritet ta interpretojë personazhin negativ në filmin me protagonist kryesor Daniel Craig, në paraqitjen e tij të fundit në rolin e agjentit të famshëm sekret.
Naomie Harris, Ralph Fiennes e Ben Whishaw do t’i përsërisin rolet e tyre në filmin e ri për James Bondin.