Site icon Telegrafi

Filmi që Xhuvani po xhironte në Itali

Pasi kishte mbaruar xhirimet e filmit “Liqeni im” në Shqipëri, në fund të vitit të kaluar, GJergj Xhuvani – edhe pse vuante nga sëmundja e diabetit – në këtë vapë gushti s’e ndali punën. Regjisori I njohur ndërroi jetë në sheshxhirim në moshën 56-vjeçare, nga një sulm në zemër! Ndërroi jetë pikërisht në sheshxhirimin e filmit “Liqeni im” që po bënte në shtetin Italian.

Filmi me skenar dhe regji të vetë Xhuvanit kishte marrë mbështetjen e Eurimages dhe kishte nisur xhirimet në dhjetorin e vitit të kaluar si një bashkëprodhim me Italinë dhe Maqedoninë, ndërkohë që kishte mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë dhe Qendrës Kinematografike të Kosovës.

Regjisori që vuajti me problemet e të birit, i cili u fut në një rrugë pa krye dhe përfundoi në burg për vrasje, e ndjeu si mision që filmin t’ua kushtonte adoleshentëve që janë në udhëkryqin e jetës së tyre, me moralin që t’i kthehen jetës së thjeshtë e të ndershme.

“Liqeni im” rrëfen historinë e një djaloshi inteligjent, të quajtur Kristo. Ai, i ulur në bankën e tij në klasë, mendon për kuptimin e fjalisë “Liqeni im” të shkruara në tabelë nga mësuesi i tij.

“Liqeni mund të na jap të gjitha, nëse ne dimë sesi ta pyesim”, shkruan Kristo.

Ai pastaj shikon nga dritarja dhe kujton ngjarjet të cilat kanë ndodhur në muajt e fundit. Djaloshi i ri Kristo jeton në një fshat afër liqenit të Prespës, një lumë i ndarë në tri shtete: Shqipëri, Maqedoni dhe Greqi. Kristo, pronari i një varke të vogël peshkimi, përfiton nga kjo situatë gjeografike dhe transporton drogë nga Shqipëria në Maqedoni. Ai rritet duke adhuruar dy shitës droge me të cilët punon – Ismailin dhe Paskon.

Ndryshimet fillojnë në jetën e Kristos, pasi nis të ndjejë dashuri për mësuesen e tij të zgjuar, Mirandën. Ismaili merr vendim fatal, dëshiron që të mbizotërojë tregtinë e drogës që po ndodh në liqe. Kristo rrihet keq, kurse Paskos i ngrihet një kurth nga Ismaili teksa policia është në pritë të tij. Pasko vritet e, në kaosin që po ndodh, nëna e tij vdes dhe gruaja e tij largohet nga vendi. Kur komuniteti i vogël i peshkatarëve beson që Kristo është fajtor për vdekjen e Paskos, e kupton se Ismaili duhet të ndalet. Kristo hakmerret duke i vënë flakën një anije që bartte drogë, një aksident ky që sjellë vdekjen e Ismailit. Për t’i thënë lamtumirë të kaluarës së tij kriminale, Kristo u vë flakën parave të udhëheqësve të drogës.

Historia përfundon ashtu si fillon me Kriston, i cili kompleton esenë mbi atë se çfarë liqeni mund t’u jap atyre që dinë se çfarë t’i kërkojnë. /Shqipëria/

Exit mobile version