Site icon Telegrafi

Filmi që u propozua prej Kosovës për Oscars u dha premierë në Cineplexx (Foto)

‘T’padashtun’ nga Edon Rizvanolli, filmi i cili premierën e pati në Karlovy Vary, është filmi që do të përfaqësoj Kosovën si propozimi zyrtar për konsiderim në kategorinë ‘Filmi më i mirë i huaj’ të Akademisë Oscar.

Ky film, sonte pati edhe premierën në kinemanë Cineplexx në Prishtinë. Në këtë premierë të pranishëm ishin aktorët e filmit, regjisori por edhe shumë adhurues të filmit e njerëz që deshën të njihen me filmin përfaqësues në Oscars.

Në rolet kryesore janë Adriana Matoshi dhe Jason de Ridder ndërsa filmi është i zhanrit dramë dhe merret me pasojat e traumat e shkaktuar nga lufta e vitit 1999 në Kosovë.

Filmi trajton ngjarjen e një adoleshenti, i cili jeton me nënën e tij kosovare në Amsterdam dhe që rikthimi i traumave të nënës së tij ia rrotullojnë botën.

Filmi do të shfaqet në Cineplexx për një javë rresht. /KultPlus.com/

Exit mobile version