Gjykata e qarkut austriak Korneuburg ia ka caktuar 36-vjeçarit Bruck an der Leith gjashtë vjet e gjysmë burgim për tentim-vrasje.
Avokatët kanë pranuar se ai ka “plasur” për shkak të videos pornografike. Mashkulli, për të cilin psikologët kanë thënë se nuk është agresiv nga natyra e tij, ka tentuar t’ia zë frymën gruas së tij. E ka rrahur mirë para se ta fuste në automjet, e më pas ka vozitur 140 kilometra në orë nëpër fushat e afërme.
“Nuk kam dashur ta mbys”, ka thënë ai. Gruaja kishte ikur në momentin që ai ishte ndalur.