Site icon Telegrafi

Filmi “Persuasion” me Dakota Johnson është etiketuar si adaptimi më i keq nga Jane Austen

(Foto: Screenshot/Netflix)

Filmi i ardhshëm nga Netflix, “Persuasion”, është përshkruar nga kritikët si “adaptimi më i keq i Jane Austen” i të gjitha kohërave.

Realizimi i ri, në të cilin luan Dakota Johnson, do të publikohet në shërbimin e popullarizuar të transmetimit më 15 korrik të këtij viti.

Por, ata që e kanë parë filmin me regji të Carrie Cracknell, po u bëjnë thirrje shikuesve tjerë të qëndrojnë larg tij.

“Embargoja ndaj ‘Persuasion’ është nisur, kështu që më në fund mund të them se ky është adaptimi më i keq i Jane Austen që kam parë ndonjëherë”, ka shkruar Morgan Leigh Davies nga revista Bustle në Twitter.

Në ndërkohë, kritikja e filmit nga Independent, Clarisse Loughrey, është pajtuar se fatkeqësisht Johnson është paraqitur keq në film, duke shtuar: “Në asnjë moment nuk e keni ndjesinë se dikush e ka lexuar në të vërtetë ‘Persusasion’”.

Lourgey i ka dhënë filmit një yll, ashtu sikurse edhe Wendy Ide nga The Guardian. Kritiku i The Telegraph, Tim Robey, në rishikimin e tij, tha se përshtatja e Cracknell “vjen me një shpërfillje pothuajse të plotë për materialin e supozuar burimor”. /Telegrafi/

Exit mobile version