Telegrafi

Filmi për jetën e David Bowiet do të sjellë xhirime dhe intervista të papublikuara më herët

David Bowie (Foto: Getty Images)

Filmi për jetën e muzikantit David Bowie me titull “David Bowie: The Last Five Years”, pritet që së shpejti të jepet premierë.

Në këtë film do të shfaqen edhe një numër i madh i xhirimeve nga arkivi që nuk janë publikuar më herët, si edhe do të transmetohen intervista që anglezi i ka bërë para 50 vitesh.

(Foto: Getty Images)

Dokumentari për jetën e Bowiet do të jepet premierë me rastin e ditës që do të shënonte ditëlindjen e tij të 71-të.

Në film do të tregohet se si kanë qenë vitet e fundit të rokerit, gjatë kohës kur luftonte me kancerin e mëlçisë.

Këngëtari edhe në këngën e tij të fundit, “Lazarus”, kishte treguar për vështirësitë e sëmundjes, të cilën ishte përpjekur ta mbante të fshehur.

Në klipin e asaj kënge, Bowie ndodhej në një krevat në spital duke kënduar: “Shikoni lart, unë jam në qiell”.

(Foto: Getty Images)

Edhe pse i sëmurë, ai vazhdoi të merrej me muzikë deri në momentet e fundit të jetës. E realizoi mjuziklin “Lazaurus” dhe albumin e 25-të, “Blackstar”.

Kujtojmë që Boëie ndërroi jetë më 10 janar 2016, ndërsa disa ditë para vdekjes së tij u lansua albumi i fundit.

Filmi “David Bowie: The Last Five Years” do të jepet premierë më 8 janar 2018 në kanalin BBC 2. /Telegrafi/