Telegrafi

Filmi për Freddie Mercuryn, “Bohemian Rhapsody” do të ketë edhe një vazhdim

“Bohemian Rhapsody”, një film mbi këngëtarin legjendar të grupit “Queen”, Freddie Mercury, së shpejti mund të ketë një vazhdim.

Regjisori austriak Rdui Dolezal, i cili ka qenë ndër vite mik me këngëtarin, ka zbuluar për “Page Six” se drejtori i filmit si dhe anëtarët e bendit, Brian May dhe Roger Taylor po planifikojnë të fillojnë xhirimet e një filmi të dytë.

Sipas fjalëve të tij, Jim Bitch, menaxheri i Grupit Queen, është duke u përgatitur seriozisht për të vazhduar këtë film.

Kitaristi Brian May tha më parë se një tjetër histori nga karriera e gjatë e grupit mund të shfaqet.

Filmi “Rhapsody Bohemian” fitoi më shumë se 870 milionë dollarë në mbarë botën dhe u bë filmi biografik më i fuqishëm i të gjitha kohërave.

Përveç kësaj, ai fitoi katër Oscar dhe inkurajoi ringjalljen e popullaritetit të grupit në tërësi. /Telegrafi/