Telegrafi

Filmi “In Between” nga Samir Karahoda dhe Eroll Bilibani rrëmben çmimin kryesor në festivalin “GoEast” në Gjermani

Filmi “In Between” që në shqip do të thotë “Në mes” me regji nga Samir Karahoda, e me producent Eroll Bilibani ka fituar çmimin kryesor të filmit të shkurtër në festivalin “GoEast” në Wiesbaden.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Bilibani përmes një postimi të ndarë me ndjekësit në rrjetin social, Facebook.

“Ne fituam”, ka qenë përshkrimi krahas postimit.

Yayyyyyy we won!!!

Publiée par Eroll Bilibani sur Lundi 11 mai 2020

Ky film trajton dy tema paralelisht; fenomenin e ndërtimit të shtëpive të njëjta dhe migrimin që theksohet veçmas nëpër këto familje.

Po ashtu, nëpërmjet personazheve portretizon marrëdhënien dhe solidaritetin në mes vëllezërve; sakrificën dhe vendosmërinë e prindërve për të mbajtur harmoninë brenda familjes.

Filmi “In Between”

Përndryshe, “Në mes” është prodhim autentik nga Kosova dhe është realizuar me mbështetjen e Qendrës Kinematografike të Kosovës, Bankës për Biznes, Komunës së Prizrenit dhe të Prishtinës. /Telegrafi/