Filmi “In Between” që në shqip do të thotë “Në mes” me regji nga Samir Karahoda, e me producent Eroll Bilibani ka fituar çmimin kryesor të filmit të shkurtër në festivalin “GoEast” në Wiesbaden.
Lajmin e ka bërë të ditur vet Bilibani përmes një postimi të ndarë me ndjekësit në rrjetin social, Facebook.
“Ne fituam”, ka qenë përshkrimi krahas postimit.
Ky film trajton dy tema paralelisht; fenomenin e ndërtimit të shtëpive të njëjta dhe migrimin që theksohet veçmas nëpër këto familje.
Po ashtu, nëpërmjet personazheve portretizon marrëdhënien dhe solidaritetin në mes vëllezërve; sakrificën dhe vendosmërinë e prindërve për të mbajtur harmoninë brenda familjes.
Përndryshe, “Në mes” është prodhim autentik nga Kosova dhe është realizuar me mbështetjen e Qendrës Kinematografike të Kosovës, Bankës për Biznes, Komunës së Prizrenit dhe të Prishtinës. /Telegrafi/