Site icon Telegrafi

Filmi “Mbledhësi i puplave” i Bekim Fehmiut, rikthehet pas 50 vjetëve në kinematë e Francës (Video)

Një film i aktorit të ndjerë shqiptar, Bekim Fehmiu ka nisur të shfaqet në kinematë e shtetit francez.

Në 50 vjetorin e realizimit të filmit “Mbledhësit e puplave, Franca ka marrë të drejtën e shpërndarjes së filmit në kinematë e tyre, por i cili ka pësuar edhe disa ndërhyje në anën vizuele.

Lexo po ashtu Një plumb i ndau përgjithmonë: Bashkëshortja rrëfen momentin kur e gjeti të vdekur Bekim Fehmiun

Në titullin origjinal ‘Skupljaci perja’, ku protagoniste kryesore në rolin e femrës ishte Olivera Katarina, ishte shfaqur këtë vit në festivalin prestigjioz të filmit në Kanë të Francës.

Kujtojmë se në vitin 1967 në këtë festival kishte triumfuar duke fituar Çmimin e Madh të Jurisë dhe Çmimin FIPRESCI.

Aktori në vitin 2010 ka kryer vetëvrasje në banesë në Beograd

Në gjuhën frënge filmi është titulluar “J’ai meme rencontre des Tziganes heureux”, ku tematikë e saj është një dashuri e ndaluar mes dy personave të shoqërive të ndryshme.

Filmi u nominua në kategorinë “Academy Award for Best Foreign Language Film” dhe “Golden Globe Award for Best Foreign Language Film”.

Filmi tashmë është rikthyer në garë edhe për “Festival Lumiere”, “Festival d`Arras” dhe “Festival Cinemed”.

Ndryshe, Fehmiu ka ndërruar jetë para shtatë vjetëve ndërsa hiri i trupit të tij është derdhur në lumbardhin e Prizrenit. /Telegrafi/

Exit mobile version