Telegrafi

Filmi më i madh i vitit, Avengers: Infinity War arrin në Cineplexx me super-shpërblime!

Në javën e fundit të prill-it, Cineplexx në bashkëpunim me Eurokoha organizojnë lojë shpërblyese për eventin e shumë pritur të premierës Avengers: Infinity War, ku do t’i dërgojnë 2 persona fatlum për pushim në Turqi me të gjitha shpenzimet e mbuluara.

Mirëpo kjo nuk është e tëra. Cineplexx gjithashtu do të dhurojë një Samsung S9, në bashkëpunim me GAMA Electronics.

Për t’u bërë pjesë e lojës shpërblyese, e cila fillon me 26 Prill në Cineplexx, ju thjeshtë duhet të blini bileta për filmin Avengers: Infinity War dhe t’i futni ato në kutinë e lojës shpërblyese e cila do të vendoset në korridor në Cineplexx.

Sa i përket filmit,Avengers dhe aleatët e tyre duhet të jenë të gatshëm të sakrifikojnë gjithçka në një përpjekje për të mposhtur Thanosin e fuqishëm, përpara se shpërthimi i tij i shkatërrimit t’i japë fund universit. Për të lexuar më shumë rreth filmit dhe Infinity Stones klikoni KËTU.

Momentalisht, filmi ka zgjuar interesim të madh tek fansat e filmave superheronjë, me 1500 bileta të shitura në total. Duke parë interesimin e jashtëzakonshëm, Cineplexx ka hapur 15 orare në total vetëm për këtë film. Klikoni KËTU për t’i zbuluar ato.

Me një vlerësim 9.5 në IMDB, filmi pritet të jetë pjesa më e vlerësuar e universit të Marvel, duke kaluar kështu edhe Black Panther, Iron Man dhe Thor: Ragnarok.

Biletat për filmin më të madh të vitit mund t’i blini çdo ditë prej orës 15:15 në Cineplexx. Trailerin mund ta shikoni më posht: