Telegrafi

Filmi “Luaneshat e Kodrës” vlerësohet nga disa prej mediumeve më prestigjioze ndërkombëtare

"Luaneshat e Kodrës"

Filmi “Luaneshat e Kodrës” nga Luana Bajrami ditë më parë shfaqi premierën në kuadër të programit Directors’ Fortnight të Festivalit të Kanës.

Ky film tashmë po vlerësohet në masë të madhe në skenën ndërkombëtare dhe ka zënë vend të veçantë në thuajse çdo tabloid.

“Luaneshat e Kodrës” kanë marrë vëmendjen e disa prej mediumeve më prestigjioze ndërkombëtare të filmit.

Mediumet prestigjioze e vlerësojnë flimin “Luaneshat e Kodrës”

Tabloidet si “Indiewire”, “Screen Daily”, “Liberation”, “CinEuropa” e shumë të tjera i kanë dhënë vlerësimet e tyre kritike për filmin “Luaneshat e Kodrës”.

Më poshtë keni postimin e plotë të shpërndarë nga Qendra Kinematografike të Kosovës:

“Luaneshat e Kodrës” ndërkohë është në garë për ‘Kamerën e Artë’ “Camera d’or” çmim i Festivalit të Kanës për regjisorët debutues që janë pjesë e programeve të ndryshme të festivalit.

Lexo po ashtu Premierë historike e ‘Luaneshave të Kodrës’ në Kanë

Filmi është bashkëprodhim i Kosovës me Francën, me producente Valbona Rrahmanin, dhe bashkëproducent Pascal Judelewicz. /Telegrafi/