Telegrafi

Filmi “Krom”: Jetë e vështirë

Vështirësitë ekonomike të një familjeje Shqiptare, dhe ndikimi i tyre në jetën e tyre sociale paraqiten artistikisht përmes filmit Krom.

Nëna memece e dy djemve të rinj, një adoleshent dhe një fëmijë, merrët me punët e shtëpisë dhe mundohet që të rrisë sa më mirë dy fëmijët e saj, derisa djali i madh punon në një miniere kromi.

Paraqitja e minierave të kromit në Bulqizë, dukuri kjo mjaft negative, ku punojnë shumë të rinj nën moshë, shumë prej të cilëve humbin edhe jetën aty, në kushte të tmerrshme të punës, e vë në pah një rrëfim për sfidat ekonomike e sociale, problematiken e punës ilegale të personave nën moshë në minierat shqiptare dhe tranzicionit karakterial te një djali të ri që i duhet të rritet para kohe.

Aktori kryesor, Fredjon Ruci, nuk ka pasur ndonjë përvojë në aktrim para këtij filmi, por arrin që ta paraqesë në mënyrë të mrekullueshme rolin që ka marrë, duke u dukur një aktor shumë profesional, ndërsa aktorja Klodjana Keco, një aktore profesioniste, ka arritur që ta luajë shkëlqyeshëm rolin e nënës memece, një rol ky sa i vështirë aq edhe i veçantë në filmin shqiptar.

Me regji nga Bujar Alimani, ky film është një pasqyrë e një realiteti të dhimbshëm si dhe paraqitje e shkëlqyeshme e anës personale njerëzore të një familjeje shqiptare që mbijeton në kushtet te vështira.

Shikojeni filmin e plotë në: http://qkk.gjirafa.com/