Site icon Telegrafi

Filmi kosovaro-britanik “Home”, merr çmim edhe në Teksas

Filmi është xhiruar kryesisht në Kosovë, përkatësisht në Janjevë dhe Graqanicë. Ai është kooproduksion i Kosovës dhe Britanisë së Madhe, me Jack O’Connell dhe Holliday Grainger në rolet kryesore.

Në Festivalin e Filmit të metrazhit të shkurtë që është mbajtur në Teksas, filmi kosovaro- britanik “Home”, me regji të Daniel Mulloy është shpërblyer me medaljen e bronztë. Në këtë festival janë ndarë edhe shumë çmime të tjera për filmat më të mirë, kurse ai Grand Prix ka shkuar për filmin francez “Maman (s), shkruan KultPlus.

Filmi “Home” me skenar dhe regji të Daniel Mulloy, trajton vuajtjet e refugjatëve dhe fatin e një familjeje e cila bëhet viktimë e zhvillimeve pa fajin e saj, duke u gjendur në situatë të njëjtë me refugjatët e vendeve të Lindjes.

Filmi është xhiruar kryesisht në Kosovë, përkatësisht në Janjevë dhe Graqanicë. Ai është kooproduksion i Kosovës dhe Britanisë së Madhe, me Jack O’Connell dhe Holliday Grainger në rolet kryesore. Në këtë film edhe aktorët Arta Dobroshi, Shpat Deda, Zaki Ramadani, Eroll Bilibani, Mrinë Godanci, Elmedina Morina, Sally Campbell, Davud Karbassioun, Andrés des Rochers etj.

Exit mobile version