Telegrafi

Filmi kosovar në festivalin e filmit rom

Të gjithë 14 filmat nga Rumania, Kosova, Serbia, Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara do të prezantohen deri të premten, për të treguar kulturën ditore të romëve, si minoritet më i gjerë në Evropë, që, sipas vlerësimeve, përbëhet nga 10 deri në 12 milionë.

Festivali, i financuar nga qyteti dhe krahina e Salzburgut, si dhe nga Bashkimit Evropian dhe Banka Botërore, është pjesë e së ashtuquajturës Dekada e Përfshirjes Rome – një projekt i BE-së, me qëllim të përmirësimit të kushteve të jetesës së romëve.

Gjatë festivalit është planifikuar të mbahen një varg koncertesh si dhe një përkujtim për 300 romët e Salzburgut, të deportuar dhe vrarë nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore. /rel/